Përfundon takimi Lajçak-Topi
26/01/2011 09:40
Përfundon takimi në Presdiencë mes të dërguarit të BE-së për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, Miroslav Lajçak dhe presidentit të Republikës, Bamir Topi.
Në takim është folur për situatën në vend, pas përshkallëzimit të saj në demonstratën e 21 janarit ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
Në këto momente, Lajçak ka nisur takimin me kryeministrin Sali Berisha.
Ndërkohë që në orën 10:45 është parashikuar që diplomati sllovak të takohet me kryetarin e PS-së, Edi Rama.
Top Channel