
Kreu i LSI-së Ilir Meta mbështeti vendimin e kryeministrit Berisha për anulimin e mitingut të së shtunës.
Meta i kërkoi organeve të drejtësisë të godasin, sic tha ai, të gjithë elementët kriminalë që sulmuan kryeministrinë më 21 janar.
“Ndëshkimi i tyre duhet të jetë maksimal, në mënyrë që horra e kriminelë të tillë të mos shfaqen më në bulevardin e Tiranës duke i vënë zjarrin atij dhe që të gjithë ta kuptojnë se dhuna nuk mund të shpërblehet në një vend demokratik. Edhe ajo opozitë që mbështetet tek dhuna duhet ta kuptojë se dhuna nuk është opsion”, deklaroi Meta.
Më pas ish-numri dy i qeverisë kritikoi Prokurorinë e Përgjithshme, se nuk po zhvillon si duhet hetimet për ngjarjen e 21 janarit.
“E rëndësishme është se punonjësit e gardës kanë qenë në detyrë. Ata nuk sulmuan njeri, por u sulmuan. Ne jemi dakord për hetimin e tyre, por fakti që hetimi nuk nis nga organizatorët që organizuan dhunën tregon se ky hetim nisi nga bishti”, pohoi Meta.
Top Channel