Lajçak takon Topin
26/01/2011 08:50
I dërguari i BE-së për ndërmjetësimin mes palëve në Shqipëri, Miroslav Lajçak ka mbërritur në Presidencë ku është takuar me presidentin e Republikës, Bamir Topi.
Ai pritet të flasë me kreun e shtetit për situatën në vend, pas përshkallëzimit të saj në demonstratën e 21 janarit ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
Diplomati sllovak ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë me qëllim angazhimin konstant në përpjekjet për pajtim mes palëve, në mënyrë që Shqipëria të vijojë reformat për integrimin europian.
Gjatë orëve në vijim, Lajçak pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PS-së, Edi Rama.
Top Channel