
Internacionalja Socialiste, në një linjë me pikëpamjet e saj të mëhershme, është gjithmonë e më e alarmuar nga përkeqësimi i situatës në Shqipëri.
“Organizata jonë e ka ngritur si cështjë në takimet e saj nevojën për garantimin e demokracisë në Shqipëri, përfshirë këtu transparencën e administratës zgjedhore, përgjegjësinë e ekzekutivit dhe pushtetit legjislativ, lirinë dhe pavaresinë e gjyqësorit dhe të medias, si dhe barazinë e të drejtave dhe mundësive për të gjithë qytetarët”, deklaron Internacionalja.
Përmes një deklarate, ajo shprehet se demaskimi i fundit i rastit të abuzimeve që përfshiu zëvendëskryeministrin Ilir Meta e që coi në dorëheqjen e tij, mbështet apelet e saj të mëhershme për demokraci të vërtetë dhe mirëqeverisje të vendit.
Internacionalja Socialiste denoncon gjithashtu vrasjen e tre protestuesve në Tiranë javën e kaluar, gjatë një demonstrate ku qytetarët shqiptarë shprehën shqetësimin e tyre pas zhvillimeve te fundit.
“Ne bëjmë thirrje për hetim të menjëhershëm të këtyre vrasjeve dhe i kërkojmë autoriteteve të veprojnë për ndalimin e personave përgjegjes për krimet”, thuhet në deklaratën e Internacionales.
“Organizata jonë apelon për zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës aktuale që po minon akoma më tej stabilitetin e vendit dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me Partinë Socialiste të Shqipërisë”, theksohet më tej në të.
Top Channel