PS: Të premten, protestë paqësore

25/01/2011 14:25

Partia Socialiste ka rikonfirmuar para pak castesh mbajtjen të premten e ardhshme të protestës paqësore në nder të tre viktimave të 21 janarit.

“Të premten e zezë të 21 janarit tre persona humbën jetën nga qeveria e kusarëve e matrapazëve. Më 28 janar, kur do jenë dhe të shtatat e këtyre personave, ne do t’i nderojmë pasi u vran më kot, duke bërë atë që bën cdo qytetar i NATO-s. Protestuan kundër një pushteti të kapur”, ka deklaruar deputetja e PS, Olta Xhacka.

Xhacka ka ritheksuar se manifestimi do të jetë paqësor dhe një mesazh qytetërimi për botën perëndimore.

“Do t’i tregojmë botës dinjitetin dhe respektin e një populli që di të reagojë. Më 28 janar, në orën 14 do mblidhemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nderuar të vrarët dhe për të treguar se ky popull nuk do të përulet ndaj një kaste shtetërore”, ka pohuar Xhacka.

Top Channel