Policia: Opozita, thirrje për veprime të dhunshme

25/01/2011 18:45

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë të ditur në një dalje për mediat se ky institucion i ka dërguar Prokurorisë materialet e nevojshme ku liderë të opozitës, pretendohet se kanë bërë thirrje për veprime të dhunshme.

“Thëniet e dëgjuara në shtyp konsiderohen thirrje publike për veprime të dhunshme të parashikuara nga neni 203 i Kodit Penal. Policia ia ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme materialet e nevojshme që vërtetojnë këtë akuzë që më datën 23 janar”, është shprehur zëdhënësja e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Plangarica.

“Këto vepra penale dënohen, sipas Kodit Penal, nga gjobë deri në tre vjet burg”, theksoi Plangarica.

Reagimi i saj është bërë pas daljes për mediat të prokurores së përgjithshme Ina Rama, e cila nuk i ka përmenduar këto akuza të pretenduara nga Policia e Shtetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta