
Ka nisur në zonën e Shkodrës dhe nënshkodrës proçesi i verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytja masive e dy muajve më parë.
Grupet e verifikimit janë ndarë në terren dhe në to bëjnë pjesë ekspertë të katër kategorive për banesat, ekonomi-bujqësore, objekte publike dhe biznese.
Si proçedurë grupet e verifikimit pyesin banorët se çfarë është dëmtuar më pas janë ekspertët që verifikojnë dëmin.
Ndërkohë grupet e verifikimit shprehen optimistë se shumë shpejtë do kryhet proçesi i verifikimit të dëmeve.
“Zona që shikoni është më tepër e dëmtuar nga ana e bizneseve. Komisioni i verifikimit bëhet nga disa anëtarë dhe mendojmë se mbas disa ditësh do ta përmbyllim këtë proçes”, është shprehur një prej verifikuesve.
Për banorët duket pak e vonuar verifikimi i dëmeve kur ka më shumë se një muaj që uji është larguar plotësisht.
Gjatë përmbytjes 14 mijë hektarë tokë u mbuluan nga uji, 4800 banesa u përmbyten dhe 14 mijë persona u evakuuan.
Top Channel