
Presidenti libanez ka emëruar kandidatin e lëvizjes shiite Hezbollah, Najib Mikati, si kryeministër të vendit.
Lëvizja vjen pavarësisht demonstratave të mijëra mbështetësve të kryeministrit në detyrë Saad Hariri, në qytetin e Tripolit.
Protesta më të vogla janë zhvilluar gjithashtu në kryeqytetin Beirut dhe qytete të tjera të vendit.
Analistët thonë se protestuesit janë të alarmuar nga rritja e fuqisë politike të lëvizjes Hezbollah.
Ata akuzojnë grupin e mbështetur nga Irani se po organizon një goditje kriminale, pasi rrëzoi më herët gjatë muajit qeverinë pro-perëndimore.
Ditën e sotme u bë e qartë se Hezbollah ka arritur aq shumë mbështetje nga deputetët për t’i lejuar zotit Mikati, një miliarder sunit, të formojë qeverinë e re.
Top Channel