Gjykata liron Gjin Ndreun
24/01/2011 13:05
Gjykata e Tiranës ka liruar shtetasin Gjin Ndreu, nga Shkodra, i arrestuar në demonstratën e 21 janarit, pasi dyshohej se kishte me vete pistoletë.
Gjatë seancës për masën e sigurisë, Ndreu deklaroi se nuk mbante armë, por një çadër.
Gjykata e Tiranës vendosi masën detyrim-paraqitjeje për 34 vjeçarin.
Për arrestimin e tij kishte dalë vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, që njoftoi ndalimin, në një konferencë për shtyp.
Top Channel