Gjykatë, 15 ditë burg katër protestuesve

24/01/2011 17:45

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 ditë burg katër nga protestuesit e arrestuar ditët e fundit lidhur me dhunën në protestën e 21 janarit.

Sipas informacioneve të fundit, për 65 persona të tjerë u vendos masa “detyrim paraqitjeje”, ndërsa për dy të tjerë “burg pa afat”.

Ndërkohë, nuk është dhënë ende masa për shtetasin Fiqiri Xibri, kryetar i sindikatës së minatorëve, i cili pasi u arrestua ditën e premte u dërgua në spital për shkak të plagëve në trup.

Top Channel