Ende e vështirë gjendja e të riut nga Lezha
24/01/2011 09:55
Vijon të mbetet e vështirë gjendja shëndetësore e 36 vjeçarit nga Lezha, i plagosur gjatë demonstratës përpara Kryeministrisë, ditën e premte.
Burime në pavionin e neurokirurgjisë bëjnë të ditur se ai po mjekohet nga goditja në kokë.
Edhe kreu i sindikatës së minatorëve Fiqiri Xibri, po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët, por i mbajtur në pranga, duke përbërë, sipas mjekëve, një situatë të paprecedentë.
Xibri është dhunuar nga policia ditën e 21 janarit, në qelitë e paraburgimit, gjë që është denoncuar edhe nga kreu i opozitës Edi Rama.
Top Channel