Bulqizë, shumë akse të bllokuara nga dëbora
24/01/2011 08:55
Vazhdon të mbetet e vështirë situata nga reshjet e dëborës në rrugët e Bulqizës dhe komunat përreth saj.
Aksi nacional Bulqizë-Peshkopi është i kalueshëm vetëm në njërin krah me zinxhirë.
Edhe aksi nacional Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, ndërkohë që mbetet i bllokuar aksi me Krastën.
Vijojnë të mbeten të bllokuara nga dëbora komunat Martanesh, Shupenz, Fushë-Bulqizë, Ostren, Klejnë, Zerqan dhe Trebishtë.
Top Channel