Balla: Akuzat ndaj të arrestuarve, qesharake
24/01/2011 13:20
Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka reaguar për akuzat e ngritura ndaj personave të arrestuar gjatë demonstratës së 21 janarit, duke i konsideruar ato si qesharake.
“Faktet dhe akuzat e ngritura kundër demonstruesve qesharake. Demonstruesit e arrestuar janë dhunuar në komisariatet e policisë”, është shprehur Balla.
“Përgjegjësit kryesorë për atë që ndodhi në 21 janar janë Berisha e Lulëzim Basha”, theksoi deputeti socialist.
Top Channel