Arvizu takon Ina Ramën
24/01/2011 23:20
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, vizitoi në mbrëmje zyrën e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama.
Zoti Arvizu qendroi për rreth 45 minuta në zyrën e kryeprokurores së Republikës dhe sipas burimeve të Top Channel në qendër të bashkëbisedimit ishin zhvillimet e fundit në vend, që nga moszbatimi nga policia i fletëarresteve për 6 gardistët e deri te sulmet e fundit të kryeminstrit Berisha ndaj Prokurores së Përgjithshme.
Ambasadori Arvizu i shprehu znj. Rama, mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara, për një hetim të paanshëm e gjithëpërfshirës të ngjarjeve të 21 janarit dhe atyre që pasuan.
Top Channel