Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një konferencë për shtyp, iu kundërpërgjigj akuzave të lëshuara nga kryeministri, Sali Berisha gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë të mbajtur në orët e pasdites së sotme.
Rama tha se Berisha pohoi me gojën e tij dhe akoma më qartë se ka qenë ai orkestruesi politik i masakrës dhe se sipas tij, të tre viktimat e 21 janarit u vranë në zbatim të ligjit.
“Për cilën arsye në botë një qeveri e një vendi të NATO-s mund të vriste një njeri që me 1 cadër në dorë papunësia dhe varfëria e sollën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”. Protestuan kundër kusarisë e matrapazllëkut që po ia marrin shpirtin këtij vendi. Clidhje kanë me banditizmin, dhunën apo mercenarizmin këto tre jetë të marra nga plumbat e një dore kriminale? Po të plagosurit e tjerë me armë zjarri? Po 113 të arrestuar, të dhunuar e të rrahur?”, tha Rama.
Rama tha se Fiqiri Xibri nga sindikata e minatorëve ka përfunduar nga dhomat e paraburgimit në Spitalin Ushtarak. Kreu socialist referuar fjalës së kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë tha:
“Saliu më bëri mua një kërcënim të drejpërdrejtë duke thënë se ka amnistuar cdo njeri tjetër, dhe se për mua paska gati përgjigjen. Jeta ime nuk është më e shtrenjtë se sa jeta e 3 shqiptarëve që ti vrave. Jam në këtë betejë bashkë me të tjerët, për të cuar përpara një betejë të cilën populli nuk do ta lërë përgjysmë, betejën për një Shqipëri ku votohet lirisht, ku qeveria varet nga populli e jo populli nga qeveria. Sali Berisha ka konsumuar veprën e grushtit të shtetit duke përdorur qeverinë për të nënshtruar, dhunuar e asgjesuar drejtësinë e posacërisht prokurorinë”, tha Rama.
Kryetari i PS-së komentoi edhe akuzat e kryeministri Berisha adresuar ndaj kryeprokurores Ina Rama.
“I drejtohet prokurores Ina Rama, me akuzën se paska marrë në mbrojtje eksponentët e opozitës, ata të cilët janë akuzuar me prova e fakte të pakundërshtueshme sipas Saliut, gjatë viteve të qeverisjes socialiste, po cilët ka marrë në mbrojtje prokuroria, Fatosin apo Ilirin që të dy i kemi parë krah për krah me Saliun?! Akuzat e ngritura mbi bazën e etheve për gjithcka për të mbajtur karrigen e pushtetit”, deklaroi kreu socialist.
Rama i drejtoi edhe një apel ndërkmbëtarëve ku u kërkoi atyre, që sipas tij të mbrojnë vlerat e demokracisë në Shqipëri.
Top Channel