Berisha takim me ambasadorët

23/01/2011 16:05

Zyra për Shtyp e Kryeministrisë, bëri publike detajet e takimit të mesditës mes kryeministrit Berisha, ambasadorit amerikan Arvizu, atij të delegacionit të BE-së, Sequi dhe ambasadorin e prezencës së OSBE-së, Wolfarth.

Zyra e Shtypit njoftoi se në këtë takim kryeministri Berisha njohu ambasadorët me zhvillimet e fundit pas ngjarjeve të ndodhura si dhe i siguroi ata për vendosmërinë për mbrojtjen e institucioneve.

Mësohet gjithashtu se kryeministri ka patur takime edhe me ambasadorë të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s, e të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA