Banka Qendrore vendos për Lekun

23/01/2011 08:15

Ditën e mërkurë, më 26 janar, në selinë e Bankës së Shqipërisë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës, ku në rendin e ditës, ndër të tjera do të jetë edhe projekti “Për miratimin e Deklaratës së Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2010”.

Vendimi lidhet direkt me planin e Bankës Qendrore mbi vlerën e Lekut, interesit të tij për veprimet e bankave me njëra-tjetrën etj.

Planet e deritanishme flasin për një normë bazë të interesit të pandryshuar në 5 për qind, pasi sipas bankës, kushtet janë drejt përmirësimit të situatës ekonomike të vendit.

Guvernatori i BSH tha këtë javë se, treguesit ekonomikë të vendit paraqiten të qëndrueshëm, drejt rritjes, ndërsa nuk harroi t’u kërkonte bankave më shumë kreditim.

 

Top Channel