
Qemal Demaj, ekspert kriminalistik me eksperiencë ka bërë një ekspertizë të vrasjes së të paktën dy personave që ndodhën në pamje filmike dhe fotografike, të regjistruara gjatë demonstratës së djeshme.
Pas shqyrtimit të materialeve, Demaj ka deklaruar se e rëndësishme për të përcaktuar se nga janë qëlluar viktimat, është përcaktimi i hyrjes dhe daljes së plagës që ka shkaktuar vdekjen.
“Për të përcaktuar drejtimin e qitjes duhet të këqyret kufoma duke përcaktuar drejtimin e plagës dhe hyrje-daljen e saj. Nëse hyrja është në pjesën e përparme, viktima është qëlluar nga para dhe në këtë moment kemi hapje zjarr nga brenda Kryeministrisë”, është shprehur Demaj.
“Për përdorimin e armëve të zjarrit nga FA ka rregullore të shkruara. Përdorimi i armës kur një person qëndron në këmbë pa kryer asnjë veprim, është e kundraligjshme”, theksoi eksperti.
Top Channel