Zogaj: Të mbahet përgjegjësi për jetët njerëzore

21/01/2011 18:35

Preç Zogaj, përfaqësues i opozitës së bashkuar, duke folur nga Spitali Ushtarak në Tiranë është shprehur se duhen marrë masa në mënyrë që të shpëtohen jetë njerëzish të pafajshëm.

“Të ndalohet dhuna dhe të gjithë ata zyrtarë që kanë ende koshiencën e detyrës, të vijnë këtu dhe të marrin masa për të shpëtuar jetët e tjera që po ikin. Këtu mjekët po bejnë çmos dhe i gjithë personeli është i angazhuar, por po vdesin njerëz nga mungesa e mundësive për të dhënë ndihmë”, deklaroi Preç Zogaj.

Më tej, Zogaj kërkoi që të mbajnë përgjegjësi ata që kanë përdorur snajperat dhe kanë qëlluar mbi njerëzit e pafajshëm: “Shtetasi Aleks Leka është goditur nga mbrapa në kokë me snajper. Urgjentisht duhet të dalë përgjegjësia nga i pari tek i funidt për ata që kanë përdorur snajperat për të ekzekutuar jetë njerëzore. Duhet të dalin përgjegjësitë. Qeveria të japë dorëheqjen që t’i hapë rrugë zgjidhjes politike.”

“Nuk ka nevojë për dëshmorë në vitin 2011”, përfundoi Zogaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA