Ka nisur marshimi i demonstruesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilët do të ndalojmë para kryeministrisë, ku do të kulmojë dhe protesta e tyre.
Sipas informacioneve të fundit, demonstruesit mbajnë pankarta me parrulla kundër qeverisë, mes të cilave spikasin “Berisha dorëzo bllokun” dhe “O Ilir, o hajdut”.
Manifestuesit po zbresin me ngadalë nga sheshi “Skëndërbej”, ku dhe ishte mbledhur shumica e tyre, duke bërtitur kundër kryeministrit.
Pranë tyre kanë zbritur edhe deputetë të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të tjerë të partive të opozitës. Ndërsa rreth 5 mijë protestues të tjerë po vijnë për në bulevard nga “21 Dhjetori”.
Selia e kryeministrisë, përvec mbrojtjes nga kordoni i policisë, po mbrohet edhe nga ushtarët e gardës, të cilët e kanë rrethuar me tela me gjemba.
Top Channel