Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë

21/01/2011 15:00

Protestuesit kanë filluar të mblidhen sërish para Kryeministrisë, pas një tkurrjeje të përkohshme të forcave të rendit.

Situata paraqitet shumë e tensionuar, me demonstruesit që gjuajnë me gurë dhe policinë që reagon dhe që më parë përdori pompa uji për të shpërndarë turmën.

Të acaruar, protestuesit kanë sulmuar disa makina civile, duke i thyer dhe kthyer përmbys, si dhe i kanë vënë flakën një automjeti të policisë.

Shumë prej tyre pasi janë tërhequr kanë hipur mbi ndërtesën e piramidës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbuluar nga tymi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA