Protestuesit, pankarta kundër qeverisë
21/01/2011 14:00
“Berisha dorëzo bllokun” është slogani me të cilin ka nisur demonstrata masive e opozitës, ku ka një pjesëmarrje të konsiderueshme.
Sipas informacioneve të fundit, pjesëmarrësit mbajnë pankarta në duar përmes të cilave kërkojnë largimin e qeverisë.
Ndërkohë, pranë qytetarëve, në vendet e grumbullimit, kanë zbritur edhe deputetët e Partisë Socialiste.
Ndërkohë, raportohet se rreth 5 mijë protestues janë nisur nga “21 Dhjetori” drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku dhe do përqendrohet protesta.
Deri tani nuk është regjistruar asnjë incident, përvec disa problemeve të shkaktuara në trafik për shkak të fluksit të qytetarëve.
Top Channel