Pirateria në internet, muzika në krizë

21/01/2011 13:10

Shitjet e albumeve muzikore u ulën mbi 9% gjatë vitit 2010, shenjë që tregon impaktin gjithmonë e në rritje të piraterisë së këngëve në internet, bëri të ditur sot e përditshmja “Corriere della Sera”.

Sipas një studimi, në botë, vetëm një këngë në 20 blihet, ndërsa pjesa tjetër shkarkohet në mënyrë të paligjshme. Presidenti i Federatës Ndërkombëtre të Industrisë së Fonografisë, Frances Moore, lëshoi alarmin:

”Punojmë në një ambient shumë, e nënvizoj, shumë të vështirë. Sipas një studimi që kemi bërë, deri në vitin 2015 do të jenë humbur 1,2 milion vende pune në Europë në sektorin krijues, ose 10% e totalit të krahut të punës në këtë sektor”.

Duke krahasuar të ardhurat me vitin 2004, që konsiderohet si viti i fundit përpara përdorimit masiv të internetit për shkarkimin e këngëve, të ardhurat nga shitja e albumeve kanë rënë me 31%.

Me shifra, bëhet fjalë për 17,3 miliard dollarë fitime më pak. Edhe në vitin 2009, rënia kishte qënë e ndjeshme, me 7%,. Ndërkohë, këngët më të shkarkuara të vitit që lamë pas ishin “Tik Tok” (Kesha), “Bad Romance” (Lady Gaga), “Love the ëay you are” (Eminem-Rihanna), Telephone (Lady Gaga-Beyonce) dhe “Omg” (Usher-Ëill.i.a.am,)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA