Përkeqësohet situata përpara Kryeministrisë
21/01/2011 15:55
Përkeqësohet situata përpara Kryeministrisë. Protestuesit janë zhvendosur nga pjesa përballë godinës në krahun ngjitur me Piramidën.
Dhjetra protestues po godasin me gurë forcat e policisë që gjenden në këtë zonë.
Policia vijon sulmin me gaz lotsjellës, megjithatë kjo nuk ka sprapsur protestuesit që vijojnë të vendosur të kërkojnë largimin e qeverisë.
Sipas njoftimeve të fundit, ka një tërheqje të policisë nga krahu përpara Piramidës dhe rikthimin e saj në pjesën përpara të Kryeministrisë.
Top Channel