Olldashi: Tentativë për grush shteti
21/01/2011 20:25
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi e ka cilësuar si një tentativë për grusht shteti, demonstratën e sotme përpara Kryeministrisë.
“Është një tentativë e pastër për grusht shteti. Shikoj përpjekjet e Zotit Rama për të nxjerrë qytetarët derë më derë dhe më pas duke i dirigjuar nga kati i katër i lokalit të zotit Ylli”, tha Olldashi i ftuar në Top Channel.
“Do t’i përgjigjemi me forcën e ligjit çdo tentative për të rrëzuar institucionet… Shpresoj që nesër të fillojë ndjekja penale ndaj kryetarit të opozitës, Edi Rama, i cili mban disa përgjegjësi penale për ngjarjen e sotme”, theksoi Olldashi.
“Makina tip ‘Benz’ që sulmoi Kryeministrinë ishte e mbushur me dinamitë”, shtoi Olldashi.
Top Channel