Haxhinasto: Dhuna e papranueshme

21/01/2011 12:10

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se demonstrata e opozitës duhet të jetë paqësore dhe e distancuar nga dhuna.

Në një prononcim për mediat pas një takimi zyrtar, Haxhinasto i është referuar edhe qëndrimit të BE, që e ka kundërshtuar hapur opsionin e dhunës.

“Opozita është e lirë të protestojë. Qëndrimi i BE ishte shumë i qartë, është i papranueshëm cdo përdorim i dhunës”, ka pohuar Haxhinasto.

Sipas tij, kriza politike mund të zgjidhet vetëm me dialog, për të cilin mazhoranca qeverisëse ka qenë gjithëmonë e hapur.

Më tej Haxhinasto ka folur për cështjen e integrimit, duke theksuar se qeveria është në gjëndje të përmbushë kriteret e Brukselit, natyrisht në bashkëpunim me opozitën.

“Jemi të gatshëm për të përmbushur 12 rekomandimet e BE. Duhet të angazhohen të gjithë faktorët politike për integrimin”, është shprehur Haxhinasto, duke shtuar se reforma zgjedhore është një prej kritereve kyce.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA