Gaz lotsjellës para Kryeministrisë
21/01/2011 14:25
Janë regjistruar edhe incidentet e para në demonstratën masive të qytetarëve, të organizuar nga partitë e opozitës.
Nga pamjet filmike rezulton se pas afrimit të protestuesve pranë Kryeministrisë, kordoni i policisë i rreshtuar para saj ka përdorur shkopinjtë e gomës.
Por nga ana tjetër janë edhe vetë protestuesit që po hedhin objekte të ndryshme ndaj policisë.
Gjithësesi, gordoni i policisë nuk është përcarë dhe vazhdon të mbrojë selinë e Kryeministrisë. Ndërkohë, disa prej agjentëve kanë lëshuar bomba gazi.
Top Channel