Demonstrata, fluks tek sheshi “Skëndërbej”

21/01/2011 13:30

Flukse qytetarësh nga të gjitha rrethet e vendit janë mbledhur aktualisht në sheshin “Skëndërbej”, prej nga do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Numri i pjesëmarrësve në demonstratën e organizuar nga opozita kundër qeverisë Berisha është i konsiderueshëm.

Ndërkohë, pritet që manifestuesve të mbledhur në qendër t’u bashkohen edhe ata që po vijnë nga Zogu i Zi dhe stacioni i trenit.

Demonstrata në fjalë është deklaruar nga partitë e opozitës si më e madhja e zhvilluar ndonjëherë në vend.

Ajo pritet të jetë e qetë dhe paqësore, duke marrë parasysh edhe apelet e shumta që kanë ardhur nga SHBA dhe BE për distancim nga aktet e dhunës.

Megjithatë, në një intervistë në emisionin “Top Story”, kryetari i PS, Edi Rama deklaroi se zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë mund ta tejkalojë organizimin partiak.

Ndërkohë, para selisë së kryeministrisë është rreshtuar një kordon i madh agjentësh policie, të shoqëruar nga repartet speciale në rast nevoje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA