Demonstrata, digjen edhe makina civile
21/01/2011 15:30
Demonstruesit që aktualisht vijojnë protestën e tyre përpara Kryeministrisë kanë djegur edhe disa (dy deri në tre) makina civile që gjendeshin pranë godinës.
Më përpara ata i kishin vënë flakën edhe një makine policie që gjendej aty pranë.
Ndërkohë zjarri i është vënë edhe një prej palmave që gjenden përpara godinës.
Në këto momente situata paraqitet më e qetë ku policia ka lejuar që disa nga protestuesit të ngjiten pranë derës së Kryeministrisë.
Ndërkohë që një numër i madh njerëzish qëndrojnë përpara kësaj godine duke thirrur për largimin e qeverisë.
Top Channel