
Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha ka falenderuar forcat e policisë për gatishmërinë që treguan ditën e sotme dhe shprehu keqardhjen për tre viktimat e demonstratës.
Ai ka siguruar zbardhjen e plotë të ngjarjes, deri në gjetjen e autorëve të vrasjeve të sotme.
“Forcat e policisë i falendroj për punën e tyre heroike duke u përballur me pjesëtarë të krimit të organizuar, i siguroj ata dhe familjarët e tyre se do të bëhet gjithçka për shërimin e tyre”, tha Basha.
“Shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të tre qytetarëve në kushte e rrethana ende të pazbardhura që do të ketë ekspertizën e prokurorisë shqiptare”, deklaroi Basha.
“Garantoj qytetarët se policia do të jetë në krye të detyrës për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”, përfundoi Basha.
Top Channel