
Ambasada amerikane në Tiranë ka kërkuar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstratës së opozitës, që tubimi i nesërm të jetë i qetë dhe paqësor.
“Protesta e 21 janarit duhet të jetë paqësore. Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtëin e shprehjes dhe respektimin e institucioneve”, thuhet në një njoftim për shtyp.
Në këtë dokument i bëhet edhe një apel forcave të policisë, të cilave u kërkohet që gjatë tubimit të sillen në mënyrë profesionale.
Më tej ambasada amerikane ka komentuar edhe seancën skandaloze të ditës së hënë në Parlament, duke e cilësuar si “të papranueshëm” fjalorin e përdorur.
“Gjuha e papranueshme e klasës politike është në dëm të popullit shqiptar”, thuhet më tej në njoftimin e ambasadës.
Top Channel