
Eurodeputeti grek Jorgos Kumucakos ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të celë negociatat me Shqipërinë nëse më parë ajo nuk zgjidh cështjen e nacionalizmit.
Kumucakos ka bërë të ditur se për këtë cështje, që është mjaft shqetësuese nga qarqet greke, ka marrë garanci nga komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle.
“Nuk do të caktojmë datën e hapjes së negociatave nëse Shqipëria nuk zgjidh më parë problemin e nacionalizmit”, ka deklaruar Fyle sipas eurodeputetit grek.
Në 12 kriteret që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave të anëtarësimit, nacionalizmi është thelbësor.
Për të konfirmuar shqetësimet e tij, Kumucakos ka kujtuar ngjarjen e Himarës, atë të varreve në Boboshticë, si dhe raste të tjera.
Top Channel