Energjia, Buxhuku: Kontrata s’mbron konsumatorin

19/01/2011 00:25

Mbrojtja e konsumatorit dhe kontrata që ai lidh me CEZ-in në bazë të ndryshimeve ligjore të vitit 2005, ishin tema e mbrëmjes së sotme në Top Show.

Analistë dhe ekspertë të energjisë u vendosën përballë përfaqësuesve të Entit Rregullator të Energjisë.

Administratori i “Konfindustria”, Gjergji Buxhuku tha se kontratat e lidhura mes CEZ dhe konsumatorit në Shqipëri, nuk mbrojnë këtë të fundit. Ai shtoi se në themel të kontratës nuk parashikohet asnjë lloj dëmshpërblimi për konsumatorin në rast se pëson dëmtim nga luhatjet e tensionit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta