Berisha: Prioritet turizmi

19/01/2011 12:05

Pas zhvillimit sipas standarteve ndërkombëtare të zgjedhjeve lokale të 8 majit, kryeministri Sali Berisha tha se objektivi i afërt më i rëndësishëm për Shqipërinë është përgatitja e vendit për sezonin turistik.

Duke cituar agjencitë dhe mediat ndërkombëtare, që e rendisin Shqipërinë si një ndër 6 vendet më tërheqëse botërore për këtë vit, kryeministri Berisha i ngarkoi cdo ministri përgjegjësinë për një zonë turistike, në mënyrë që përgatitjet për zgjedhjet të mos eklipsojnë turizmin dhe pritshmërinë e vizitorëve të huaj.

“Për turizmin shqiptar është shkruar në të gjitha mediat e botës. Vetëm në “Lonley Planet” Shqipëria është klikuar 4.8 milionë herë vetëm në muajt e fundit”, deklaroi Berisha.

Kryeministri e konsideroi të kompletuar infrastrukturën turistike bregdetare, por për t’i dhënë edhe më shumë vlerë pasurive natyrore të pashfrytëzuara të vendit, në mbledhjen e qeverisë, ai shpalli planin për heqjen e taksave ndaj cdo sipërmarrësi që do të investojë në zonat malore të vendit.

“Shpresoj se regjimi pa taksa për 5 vjet në zonat e caktuara të jetë një nxitje për infrastrukturën logjistike, të cilën ne mund ta ndryshojmë. Shqipëria është Zvicra me det”, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta