Spanjë, arrestohen 10 antarë të ETA-s

18/01/2011 13:35

Policia spanjolle ka arrestuar dhjetë persona në operacionin e parë kundër organizatës separatiste baske Eta, vetëm disa ditë pasi këta të fundit lajmëruan për armëpushim, bënë të ditur mediat iberike gjatë ditës.

Midis të arrestuarve me akuzën e terrorizmin ndodhet edhe djali i Txelui Moreno-s, një drejtues politik i Batasuna-s, partisë ultranacionaliste baske.

Aksionet u realizuan në qytetin verior të Pamplonës. Txelui Moreno u përball fizikisht me forcat e policisë, ndërsa djali i tij Iker u arrestua në shtëpi.

Top Channel