Pakistan, lëkundje të forta sizmike

18/01/2011 22:15

Lëkundje të forta sizmike me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter u regjistrua në Pakistanin Jug-perëndimor, pranë kufirit me Afganistanin dhe Iranin.

Tërmeti u lokalizua në një thellësi prej 10 kilometrash dhe distancë 55 kilometra nga qyteti i Dalbandinit në perëndim të vendit.

Ende nuk ka njoftime për viktima apo për dëme materiale të shkaktuara prej tërmetit që ra në shkretëtirë pak të populluar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta