Kubë, gjyq për të vdekurit në spital
18/01/2011 03:45
Në kubë ka nisur procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të një spitali psikiatrik në Havana për vdekjen e 26 pacientëve nga të ftohtit në vitin 2010.
Vdekja e pacientëve me probleme mendore, kryesisht të moshuar, i përket janarit të 2010. Pas tragjedisë, komisioni kubanez për të drejtat e njeriut denoncoi spitalin Mazorra për sjellje cnjerëzore dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Në gjyq kanë përfunduar disa mjekë dhe drejtues administrativë të spitalit famëkeq, të cilët rrezikojnë disa vite burg.
Top Channel