Kinë, rrezik thatësire për 2 milionë persona
18/01/2011 17:10
Rreth 2.2 milionë persona në Kinë vuajnë mungesën e ujit për shkak të thatësirës që vazhdon të prek disa zona të vendit.
Në Henan, Hebei, Shandong, Jiangsu, Anhui e Shaanxi, shirat janë pakësuar deri në 90 përqind, gjatë 4 muajve në lidhje me mesataren e së njëjtës periudhë të vitit të shkuar.
Edhe vala e fortë e të ftohtit që ka prekur Kinën prej më shumë se një muaji, po përpiqet të krijojë jo pak probleme, sidomos për të mbjellat.
Top Channel