Francë, 16 vjeçari i vë flakën vetes

18/01/2011 19:15

Një i ri 16 vjeçar, nxënës në një lice në Marsejë, në jug të Francës, ka djegur veten dhe është transportuar në kushte të rënda në një qendër të specializuar për djegiet.

“Është rëndë”, janë shprehur burime spitalore.

16 vjeçari ka lagur veten me lëng të djegshëm në banjot e shkollës dhe më pas i ka vënë zjarrin vetes.

Sipas dëshmitarëve, ka pësuar djegie të shkallës së tretë në 70 përqind të trupit.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta