Seul, boom kërkesash për të hyrë në ushtri
17/01/2011 09:40
Në Korenë e Jugut është boom kërkesash për të hyrë në ushtri. Vetëm muajin e shkuar janë paraqitur një total prej 4553 aplikimesh për më pak se një mijë vende të disponueshme.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime të administratës ushtarake.
Sipas tyre, numri i aspirantëve është shumëfishuar pas sulmit surprizë të Veriut ndaj ishullit të Yeonpyeong.
Top Channel