
Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC) bëri me dije gjatë pasdites se nuk ka në plan të rrisë prodhimin, pavarësisht se çmimi po i afrohet vlerës së 100 dollarëve për fuçi, informoi në mbrëmje BBC.
Ministri i Naftës i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se nuk është i shqetësuar për çmimin, duke pasuar në deklarata të ngjashme Iranin, Venezuelën dhe Algjerinë.
”Nuk mendojmë se ka një mungesë nafte. Tregu është i furnizuar mirë”, deklaroi Mohammed bin Dhaen al-Hamli. Sipas Agjensisë së Energjisë Ndërkombëtare, rritja e çmimit është shumë shqetësuese.
Ekzistonte një spekulim se OPEC, organizata që përmbledh 40% të rezervave botërore të naftës, mund të mbante një mbledhje emergjence së shpejti, për të diskutuar rreth rritjes së shpejtë të çmimit të naftës.
Top Channel