Brazil, rrezik për përhapje epidemish
17/01/2011 17:20
Bilanci tragjik i të vdekurve në Brazil vazhdon të rritet ditën e sotme, duke kaluar 600 viktima, por tashmë vendi kërcënohet edhe nga mundësia e përhapjes së epidemive.
Sipas mediave braziliane, shumë persona dhe dhjetëra mijëra bagëti e kafshë të tjera mbeten të pavarrosura prej ditësh, duke krijuar mundësinë e përhapjes së sëmundjeve të tjera.
Rreshjet e shiut kanë përkeqësuar ndjeshëm kushtet sanitare edhe në disa zona të shtetit të Rio de Zhaneiros. Ushtria ka ndërhyrë për të ndihmuar të prekurit nga katastrofa e përmbytjes dhe shkarjeve të dheut, por ende nuk është arritur aksesi në të gjitha zonat.
Top Channel