Video, reagon ambasada amerikane

16/01/2011 13:05

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sot në lidhje me videon-skandal në të cilën tregohej një bashkëbisedim midis Ilir Metës dhe Dritan Priftit.

Ambasada amerikane nënvizon se ka marrë një kërkesë nga Prokuroria për asistencë për zbulimin e origjinalitetit të videos.

Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar.

Sipas ambasadës amerikane, Prokuroria ka kërkuar ekspertë nga SHBA për verifikimin e origjinalitetit të videos së publikuar para pak ditësh nga emisioni ‘Fiks Fare’.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA