Tunizia në kaos dhe tension

16/01/2011 12:15

Ende të nderë e përshkruajnë gjendjen në kryeqytetin e Tunizisë mediat e huaja.

Sipas ‘Deutche Welle’, presidenti i përkohshëm tunizian Foued Mebazaa ka premtuar pluralizëm, demokraci dhe respektim të kushtetutës, duke shtuar se të gjithë tunizianët duhet të përfshihen në procesin politik. Zgjedhjet e parakoshme në Tunizi duhet të zhvillohen brenda 60 ditësh.

Ndërkohë, kryeministri Ghannouchi ka nisur takime me përfaqësues të grupimeve të ndryshme politike në vend për të krijuar “një qeveri të unitetit kombëtar”. Kreu i Libisë Gadafi, ka shprehur keqardhjen për rrëzimin e Ben Alisë, ndërsa nga Perëndimi po përcillen mesazhe me tone inkurajuese.

Gjermania dhe BE, ka bërë të ditur kancelarja Merkel, do t’i ofrojë ndihmën Tunizisë, ndërsa Franca ka deklaruar se nuk do t’i ofrojë strehim familjarëve të Ben Ali.

Në fakt, sipas ‘TGCOM’, ai së bashku me familjen e tij tashmë gjendet në Gedda, në Arabinë Saudite, një vend ky që mbahet si me traditë në pritjen e presidentëve që gjenden në vështirësi.
 
Një ditë më parë gjendja në Tuniizi ishte mes rrëmujrave, vjedhjeve dhe arratisjve nga burgu të mijëra të burgosurve, që mendohet të jenë liruar nga besnikët e Ben Alisë.

Sot, sipas ‘Deutche Welle’, gjendja paraqitet e qetë, por gjithsesi e nderë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA