Shitësi i frutave që ndryshoi historinë e Tunizisë

16/01/2011 18:35

“Revolucioni” në Tunizi erdhi nga një shitës frutash. Mohamed Al Buazizi, 26 vjec i detyruar nga varfëria ekstreme e nga mungesa e shitjes së produkteve të tij, vendosi që si shenjë proteste ndaj pushtetit, t’i vinte zjarrin vetes publikisht me benzinë.

Pasi kishte refuzuar më parë të bashkohej me “armatën e të rinjve të papunë” në vend, 26 vjecari, Muhamed Al Buazizi vendosi hapjen një aktiviteti të vogël ku shiste fruta e perime për të mbajtur familjen e tij.

Por mungesa e shitjeve dhe të ardhurat e pakta që përfitonte nga aktiviteti i tij, të cilat nuk mjaftonin për mbajtjen e familjes, cuan në vendimin ekstrem të të riut. Ai më 17 dhjetor, para ndërtesës qeveritare, dogji veten me benzinë. 26 vjecari u shoqërua menjëherë në spital, ku u vizitua edhe nga presidenti Ben Ali, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve për të parë “revolucionin” që pasoi aktin e tij.

Pikërisht ky akt i hapi rrugë protestave popullore të pandalshme kundër varfërisë e papunësisë, që cuan edhe në largimin nga pushteti pas 24 vjetësh të presidentit Ben Ali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA