Rama: Meta iku, sistemi mbetet

16/01/2011 12:30

Kryetari i Partisë Socialiste gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me studentë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste ka parashtruar në fokus të analizës së tij veprimin e fuqishëm opozitar përballë një skandali qeveritar, pas të cilit nuk qëndron thjesht një njeri si një individ i shkëputur, por që mishëron një kulturë dhe moral qeverisës.

“A ka shembull më kuptimplotë sesa edhe manovra, ku pavarësisht asaj që njerëzit panë e dëgjuan me sytë dhe veshët e tyre, pavarësisht largimit të një aktori në këtë skandal, Ministria e Ekonomisë trajtohet si një domen i një partie, e cila është futur në një bashkim kusarësh e matrapazësh siç rezulton nga faktet dhe nuk trajtohet si Ministria e Ekonomisë shqiptare. Trajtohet Ministria e Ekonomisë si të ishte nen në statutin e ndjesë pastë LSI-së, që i përket kësaj partie dhe që pa këtë kjo parti nuk ekzistoka. Kjo është e vërtetë dhe kjo e vërtetë është e tmerrshme. Gjë që provon që këtu nuk është çështje e një personi që deri dje ishte zv.kryeministër dhe sot nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar, po këtu është çështje e një sistemi të kalbur tërësisht qeverisës, i cili duhet zhbërë pasi ky kalbëzim rrezikon të çojë vendin në një katastrofë të plotë ekonomike dhe shoqërore”, tha Rama.

Dorëheqjen e Metës nga detyra e tij si zëvendëskryeministër dhe ministër i METE-s, Rama e cilësoi si “lëvizje të detyruar”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA