Tunizi, lideri islamist përgatit rikthimin
15/01/2011 21:55
Rached Ghannouchi, leaderi i Partisë Ennahda, i paligjshëm në Tunizi, ka deklaruar për “France Presse” që po përgatit kthimin, pas largimit të presidentit Ben Ali.
Ai është shprehur i gatshëm për formacionin e një qeverie të unitetit kombëtar.
Ndërkohë një dhëndër i Ben Ali, Selim Shaybub, është arrestuar në rrethana ende që duhen përcaktuar, ndërsa disa nga të afërmit e tij që prej të enjtes jetojnë pranë Parisit, do të lënë Francën.
Top Channel