Duket se do të vijë edhe për ca kohë odiseja e vendosjes në punë të Termocentralit 97 megavat në afërsi të Vlorës.
Projekti i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), i mbështetur nga Banka Botërore duhet të ishte gati të paktën në maj të vitit të kaluar, por pas verifikimeve te punimet, u konstatuan disa defekte te dy tubat e ftohjes së ujit dhe kalimit të naftës.
“Shqip” mëson ecurinë e deritashme të TEC-it, i cili ndodhet në fazën e rregullimit të defektit nga kompania italiane, që mori ndërtimin e projektit, pa asnjë kosto shtesë për KESH-in.
Pas konstatimeve të problemeve me dy tubat, KESH-i nuk pranoi të merrte nën administrimin TEC-in, nëse kompania italiane nuk e dorëzonte të plotë, sikurse e parashikonte projekti.
Debatet mes korporatës dhe firmës private shqetësuan Bankën Botërore, ndërsa zgjidhja vajti deri tek instancat më të larta të qeverisë.
Pas shumë diskutimeve, KESH-i arriti të bindë BB-në dhe Ministrinë e Financave për shtyrje të afatit të nevojshëm për rregullimin e defektit, ndërsa i bëri të qartë kompanisë italiane se nuk do të paguante asnjë euro shtesë për punimet ekstra, pasi kontrata nuk e parashikonte.
Top Channel