PS: Meta gënjen edhe në video

15/01/2011 13:40

Një ditë pas deklaratës publike të kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, e cila përmendej nga Ilir Meta në videon e regjistruar nga Dritan Prifti, Selia Rozë tha se edhe në video, Meta ka gënjyer kur fliste për një vendim të Gjykatës së Apelit, i cili rezultoi se ishte marrë tre muaj pas realizimit të filmimit. (UPDATE)

“Pasi u kap gafil, i regjistruar në video, teksa përpiqej si ndonjë padrino i vërtetë i mafias të ushtronte presion mbi një ministër për t’u dhënë miqve të tij në këmbim të 700 000 eurove, një koncesion për ndërtim hidrocentralesh, nga i cili edhe ai vetë është akuzuar se do të përfitonte 20% të të ardhurave, Ilir Meta shpresoi të përdorte një vendim inekzistent të Gjykatës së Apelit, si një gjethe fiku për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë”, është shprehur Felaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta