Nishani: Gërdeci, turpi i drejtësisë

15/01/2011 15:45

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani deklaroi se ajo që po ndodh me çështjen “Gërdeci”, është një njollë turpi për drejtësinë shqiptare.

Nishani deklaroi se Ministria nuk ka asnjë instrument ligjor për ta ndaluar fenomenin, por ka dy plane, njëra prej të cilave është ndryshimi i ligjit për avokatinë dhe e dyta propozimi që shpenzimet gjyqësore t’ja ngarkojë avokatit që shtyn seancën.

“Është absolutisht një shqetësim shumë serioz që nuk ndihmon bërjen e drejtësisë. Ky është një fenomen që po merr masa shqetësuese. Do të ndërhyjmë në dy mënyra qoftë me ligjin e avokatisë, ose perndryshe përmes një akti të veçantë për të ngarkuar financiarisht avokatin që prish rendin e seancës”, është shprehur Nishani.

Numri një i drejtësisë ka përshëndetur dorëheqjen e zëvendëskryeministrit në lidhje me akuzat e ngritura në ditët e fundit dhe u shpreh se ky është hetimi më i rëndësishëm ku politikanët duhet të shohin raportet e tyre me drejtësinë.

“Kemi nevojë të gjithë se bashku që të inkurajojmë sistemin e drejtësisë që të bëjë punë të pastër dhe të paanshme. Ky do të jetë një rast i rëndësishëm për të parë se si do të jenë sjelljet tona në ambjentet politike dhe sjelljet tona në sistemin e drejtësisë”, tha Nishani.

Duke analizuar punën e Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2010, kreu i saj i ka bërë thirrje opozitës të bashkëpunojë për ligje të cilët kanë mbetur pezull, pas mungesës së saj në Parlament.

Nishani nuk e ka cilësuar si një thirrje të ministrit të Drejtësisë, por si një thirrje për të patur një prokurori dhe gjyqësor të pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA